Trupi i luftëtarit, invalidit dhe veteranit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, prehet në Kompleksin e Dëshmorëve, në Gllogjan

Familjarë e bashkëluftëtarë veteranë e invalidë të luftës dhe shumë qytetarë liridashës nga Dukagjini, Kosova e më gjerë  kanë marrë pjesë në varrimin e trupit të Qerim Kelmendit, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të kombit në Gllogjan.

Në emër të bashkëluftëtarëve, Daut Haradinaj, ish-gjeneral i UÇK-së, deputet në Kuvendin e Kosovës, tha se do të shokë  përpara amaneti o Qerim Kelmendit. Ai ishte ideator, kreator, e besa punëkryes i fillimit të luftës, i krijimit të radhëve të UÇK-së dhe i furnizimit t ë tyre. Sot nuk është fare e lehtë për t ia  dhënë  lamtumirë, por e di që shumë burra më të mirë se ne këtu e presin. Osman Kelmendi, vëllai i Qerim Kelmendit, tha se do familja do të marrë vetëm dhimbjen. “Faleminderit për dhimbjen që po ndajmë bashkë, faleminderit për rreshtimin që po i bëhet vëllait tonë sot në krah të pushkëve çlirimtare të atdheut. Titulli i vetëm që ai e dëshiroi gjithë jetën e tij, dhe e mëshiroi me gjithë përkushtimin e tij. Era e xhaxhit, nga sot do të dua edhe unë si shokët e babit, edhe pse ata janë shokë dhe vetëm të tillë, dhe dinë të duan me zemrën e atdheut. Ti do të jesh pengu ynë, ylli ynë i familjes. Qerim vëlla, rrugën tënde të jetës ta ndërprenë, kjo është humbje që ne nuk e deshëm. Nga kjo, ne familja do të marrim vetëm dhimbjen”, tha ai.

Ibish Neziraj, bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i Qerim Kelmendit, tha se ai u vra nga ata që e kërkuan ta vrisnin në luftë. “Ai po largohet prej nesh pas vrasjes makabre dhe të pabesë, për të shkuar te shokët e tij. E vranë në paqe ata që kishin kërkuar për ta vrarë në luftë, e vranë të njëjtit bashkëpunëtorë qe e kërkuan ta vrisnin para fillimit të luftës dhe gjatë saj. Qerim Kelmendi ishte dëshmitari më i besuar, pasi jo vetëm kishte qenë pjesë, por edhe drejtues, e drejtuesit nuk duhet të jetojnë, sidomos kur emri i tyre sjell besim dhe ndershmëri”, tha ai.

Bashkëveprimtari, Blerim Muriqi, tha se mbi trojet shqiptare do të fryjë era e bashkimit dhe se këta që kanë mbetur, do t’i mposhtin armiqtë. Lamtumirë shpirtmadh, ta paçim hua kujtimin. Era e bashkimit do të fryjë mbi këto troje dhe ne do i mposhtim armiqtë e hienat. E di se do të thuash ‘nuk është betim gjenerate’, por kurrë nuk do të mund te thuash se ‘ky nuk është betim kauze’. Lamtumirë era e mbetur e lirisë”, tha ai.

Sot në mesditë  në qendër të qytetit të Pejës u bënë homazhe për Qerim Kelmendin. Nën organizimin e OVL-UÇK në Dukagjin, qytetarë e ish-bashkëluftëtarë të shumtë  deputetë e kryetarë komunash, zyrtarë të lartë pjesëtarë të FSK-së u përkulën pranë trupit të veprimtarit dhe luftëtarit të përkushtuar të lirisë, Qerim Kelmendi, i cili i vra nga rojat e errësirës, që vrasin gjatë  natës dhe mrizojnë në ferrin e ligësisë, gjatë ditës. 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …