Luftëtarit të UÇK-së, Kargus Karlhenz dhe familjes së tij i duhet një shtëpi ku do të strehohej përgjithmonë

Luftëtarit të UÇK-së, Kargus Karlhenz dhe familjes së tij i duhet një shtëpi ku do të strehohej përgjithmonë

Gjermani, Kargus Karlhenz, ashtu sikur edhe disa internacionalistë të tjerë nga disa shtete të Evropës, në vitin 1998 iu  bashkua luftës së UÇK-së, për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe. Ai gjatë luftën mori plagë dhe mbeti për të jetuar në Kosovë, ku ka krijuar familjen,  ka bashkëshorten shqiptare dhe një djalë. Hansi,  siç e thërrasin bashkëluftëtarët jeton në Ferizaj dhe punon në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” konsideron se familja e tij ka nevojë urgjente që ta ketë  një shtëpi të veten, meqë prej mbarimit të luftës ai dhe familje e tij jetojnë me qira. Kjo shoqatë kërkon nga shoqatat simotra që ta ndihmojnë, Hansin dhe familjen e tij, andaj edhe pret nga bamirësit që të bashkohen dhe t’i sigurojë një strehim të përhershëm, Hansit dhe familjes së tij në Ferizaj, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, shprehu besimin në fitore kundër forcave pushtuese ruse, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit

Presidenti Volodymyr Zelenski ka paralajmëruar se Rusia mund ta rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka paralajmëruar se Rusia mund ta rrisë shkallën e sulmeve …