Luiz Inacio Lula da Silva: Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez, ishte e njëjtë kur Hitleri vendosi të shfaroste hebrenjtë

Luiz Inacio Lula da Silva: Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez, ishte e njëjtë kur Hitleri vendosi të shfaroste hebrenjtë

Kryetari i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva,  nuk është i mirëpritur në Izrael derisa të tërheqë vërejtjet e tij që krahasojnë operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza me Holokaustin, ka thënë ministri i jashtëm i Izraelit. Israel Kac akuzoi Luiz Inacio Lula da Silva për kryerjen e një “sulmi serioz antisemitik”. Ai thirri ambasadorin brazilian për ta kritikuar për komentet. Kryetari Luiz Inacio Lula da Silva tha: “Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez nuk ka asnjë paralele në momentet e tjera historike. Në fakt, ajo ekzistonte kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë”. Konfederata izraelite braziliane tha se deklarata e zotit Lula ishte një “shtrembërim i realitetit” dhe akuzoi qeverinë e tij për një qëndrim “ekstrem dhe të pabalancuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …