Lulzim Peci

Lulzim Peci: Stoltenberg iu ka drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, vetëm në emër, ndërsa Vuçiqit si kryetar i Serbisë

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hartimin e Politikave, KIPRED dhe ish-ambasadori Lulzim Peci, ka kritikuar ashpër NATO-n, e cila në komunikatën e fundit, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, vetëm në emër, ndërsa Aleksandar Vuçiqit i është referuar si president i Serbisë. Në njoftimin lidhur mbi takimin mes sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thuhet se “NATO mbetet në kontakt të ngushtë me Presidentin Vuçiq dhe Albin Kurti në lidhje me nevojën për të de-përshkallëzuar situatën, tregim të përmbajtjes dhe kthim në dialog”. Sipas Pecit, NATO duhet të duhet të jep sqarim se pse është duke e bërë këtë.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Shteti i Kosovës dhe KEDS-i po zbatojnë standarde të dyfishta dhe në baza etnike për faturat e rrymës

ZRrE nën zjarr kritikash: “Borxhi i keq” i KESCO-s u faturua padrejtësisht qytetarëve për vite me radhë

Për më shumë se një dekadë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka lejuar që …