Pas publikimit të një pjese të re të bisedës mes Mimoza Kusari-Lila, Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, dhe Milan Radojçiqit, ku diskutohej për koordinimin e votave për ligjin e pagës minimale që përjashtonte veteranët e UÇK-së, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër. Ai e denoncoi publikisht këtë situatë duke theksuar se është e papranueshme që të ketë bashkëpunim me kriminelë të veriut për çështje parlamentare. “Kur zihen në biseda telefonike me terroristë dhe kriminelë, fajësojnë luftën hibride,” tha Abdixhiku, duke kritikuar justifikimet e dhëna nga Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …