Luna Salihu përgëzohet nga Kryetari Aliu për sukseset artistike-muzikore

Talenti i fëmijëve dhe të rinjve çdo ditë po merr çertifikim vendor e më gjerë, duke trasuar rrugëtimin e suksesshëm artistik. E tillë është nxënësja e klasës së dytë të shkollës “Tefik Çanga”, Luna Salihu të cilën e mirëprita në zyrën time, për ta përgëzuar për sukseset e saj artistike-muzikore si dhe për t’i dhënë mbështetjen tonë të pakursyer në rrugëtimin e saj artistik.

Luna me talentin e saj muzikor që e shpalosi në skenat e konkurset muzikore që nga mosha 5 vjeçare, mori pjesë e u shpërblye disa herë me vende të para, çmime speciale si Çmimi Special i Festivalit “Flaka e Janarit”, pjesëmarrja për herë të parë në Festivalin “Diamond Fest” ku zuri vendin e dytë, vendin e parë në Festivalin “Fëmijët e Gëzuar”, vendin e tretë në Festivalin “Sidorela Fest”, vendin e parë në Festivalin “Fluturat” në Prizren dhe në “Lyra Fest” me çmimin kënga hit, Festivalin “Mollëkuqet” zuri vendin e parë në kategorinë junior në Gjilan, vendin e dytë në “Vihuela” në Prishtinë, gjersa së fundmi, Luna ka marr ftesën për pjesëmarrje në festivale ndërkombëtare si në Paris të Francës dhe në Greqi, emër ky e talent, yll në ngjitje në skenën muzikore!, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …