Lushtaku-Sveçlës: Si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku e ka quajtur Ministrinë në detyrë të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveqla “dezertor të luftës”.

Kjo kundërpërgjigje e Lushtakut vjen pasi Sveçla gjatë një emisioni mbrëmë për kreun e Skenderajt tha: “…ai nuk është burrë, në polici nuk e ka pranuar fajin, po të ishte burrë do ta pranonte”.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ndër të tjera thotë se ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh.

Si ministër që je e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj përmes urdhrave politik nga shefi yt për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit.

“Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti”, thuhet në postimin e kryetarit Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …