Halit Coka

Lutfi Coka: Betimi solemn i Heroit Kosovës

(Me rastin  e 21-vjetorit të rënies së dëshmorit, Halit Coka)

 

 

Nё Kosovё bёhet kёrdia,

Vritet gruaja e fёmija.

Vritet burri e djalёria,

Ndizet vendi,kallet shpija.

 

Kjo masakёr s’ёshtё nё histori

Me u vra pleq e fёmijё.

Me u vesh vendi nё zi,

Mos me pa gёzim me sy.

 

Kush ёshtё burr e gjak Shqiptar,

Tё rroku armёt sa mё parё.

Nё Kosovё pёr me shkue,

Popullin vёlla me ndihmue.

 

Halit coka djal i njomё,

Mori rrugёn pёr Kosovё.

U rrejshtue nё UÇK,

Filloi luftёn si rrufe.

 

Nё transhe ku shkrehet topi

Kush ёshtё burrё e i zoti.

Mё i pari prin Haliti,

Gjoksin zjarrё ,zemёr çeliku.

 

 

Hidhet nё sulm zemёr trimi

Me shpejtёsi jep kushtrimin.

Nuk ka armik qё i del nё ball,

Halit cokёs trim tё rrallё..

 

Nё betejё ai ёshtё flamur,

Nuk i trembet syri kurr.

Çan pёrpara me furi,

Bёn armikun shkrumb e hi.

 

O ju serb qofshi mallkuar

Mos drejtoni tankun mue.

Se pёr Kosovё tё lirё,

Ta shkrijё tankun me zingjirё.

 

 

Nё llogore buron trimёria

Digjet flakё e terё ushtria.

Armёt vjellin nga gryka zjarr,

Halit coka mbetet i vrarё..

 

Nё betejёn e tre prillit,

Pushoi kёnga e bylbylit.

Ulen poshtё e prekin tokёn,

Nё nderim pёr Halit cokёn.

 

Trimat s’qahen, por nderohen

Nё çdo kohё pёrkujtohen.

Si symbol i trimёrisё,

Lavdi gjaku i lirisë!..

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …