Brickos

Halit Coka

Lutfi Coka: Liderët e virusët

Për ju kryeministra

Kancelarë e presidentë,

Investime bëni det

Për të shetitur ndër planet.!

 

Për ju politikanë

Udhëheqës Partie,

Na tmeruat ne,

Na bëtë me hije!

 

 Për ju shkencëtarë

E idelog të mirë,

Në sherbim të politikës

Dualët jashtë etikës!

 

Është një OBSH

Lavdia e botës,

Doli një virues

Të  nxori jashtë lojës!

 

 Tërë investimet

Që bëtë  për ushtrinë,

I dhat popullit forcë

Me vra njeriu ,Njerinë!

 

Thoni është luftë,

Lufta ligje ka,

Në sulm përpara

Këthim mbrapa ska!

 

 Sot në këtë luftë

Shprehim habinë,

Mbrapa këtheu!

Futu në karantinë!

 

Ky virus  i vogël

Nuk shihet me sy,

E tronditi botën

E bëri lesh e li!

 

 Ky virus i vogël

Shihet në mikroskop,

Liderët e botës

I hodhi në shok!

 

Liderë e politikanë

Shprehi habinë

Ku virus i vogël

Na futi në karentinë!

 

 Ku janë shkencëtarët

Me teori  Atomi.

Një virus i vogël

Na mbylli në shtëpi!

 

Po ju milardierë

Me shumë pasuri,

Ua uli kokën

 Ky virus i ri!

 

 Një ushtri e modernizuar

Që nga pushka te Atomi,

Anjë herë nuk mendoje

Me e nxjerrë jashtë loje!

 

Ju elitë e politikanë

Udhëheqës  shteti e partie,

Sa të jeni në karentinë

Mendoni shumë për njerëzinë!

 

 Si i varfëri,si i pasuri

Si i urti, si i forti,

Prandaj virusi mbiu

Me  luftuar padrejtësinë!

 

Ju liderë të botës  mbarë

Vendosni gishtin kokës,

Për shëndetin e njerëzimi

Para se t’i  dalë  tymi!

 

 Ju liderë në krye të botës

Investoni për njerëzinë

Se do dal  virus i ri

Do ju vras  një e nga një!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …