leoni

Lutfi Coka

Lutfi Coka: UÇK Lavdia e kombit!

 Jemi të lemeritur çfarë po ndodh sot me vendin tone (Kosovë). Ne ju dhamë mundësinë të ecni përpara,Kali ua lamë,kush të jetë burrë e patriot le ti hypi,pushkët ua lamë, kush ta ketë zanat t’i përdor,fjalën ua thamë kush të ketë veshë le ta dëgjoj, bashkë u lamë, nëse jeni të mençur ,mos u përçani,emrin e lartë të vendit tuaj ua lamë,nëse dini ta mbani me nder,ta mbani,po nuk ditët apo nuk doni,fajni do ta paguani!?…

Atdheun e keni,mos e shisni,se kur të mbetni pa atdhe duhet 1000 vite luftë për ta gjetur!….Mbreti mbretëron,në prehër të ligjit,në krahët e pasurisë,dhe në besën e moralit.Kështu Atdheu nuk bëhet çiflik për tregti,por truall bashkimi!…

Ne nuk jemi lufta por,shtegu i qëndresës në gjithë shekujt e nderit kombëtar. Heronjët, patriotët, atdhetarët, udhëheqsit nuk vetshpallen  ,ata i perzgjedh një popull duke vlerësuar moralin e një populli në themelin e vet.Mësojeni ju politikanë se, ku derdhet gjaku dhemb lirija,kur heshti brezat flet historia,ku jetojnë malet thërret piskama, ku shkelet nderi vritet ideali!?…

Lufta jonë shekullore i ka sherbyer Europës por,qëllimi i saj ka qënë mbrojtja dhe ruajtja e pavarësisë së kombit Shqiptar.Popujt fatkeq u shpërbënë nga djemtë e vet,injorantët e “dipllomuar”heronjtë rremëdhe lakmitë e kuislingëve!?….

Burrat e politikës kanë  zërin e madh e shpirtin e vogël,Burrat e shteti kanë  zërin e vogël  dhe shpirtin e madh,Burrat e dheut i kanë të dyja!..Në vendin tonë mungojnë të dyja të fundit.Kur mendon diçka e thua diçka tjetër,është hipokrizi por ,kur mendimi ndjek shpifjen është difekt kolektiv ose thashe themnajë e “besuar”.Luftën e bëjnë ushtarët,e drejtojnë strategët,e fiton paraja!…

Ju kaçakë të politikës që sundoni shpirtin krijues të një populli,ju që keni në dorë paranë,,drejtësinë ,pushtetin arsimin ,kulturën dhe gjuhën e folur,ligjet i bëni sipas interesave tuaja të errta,pse nuk kërkoni në rrugë dipllomatike të drejtën e popullit të Kosoves të nëpërkënbur dhe të masakruar nga  Serbia,të vrarë e të përdhunuar,të humbur e të zhdukur,të burgosur në burgjet serbe,por bëni sehir dhe mirëpritni çdo gjë që ju vjen nga jashtë për burgosjen e udhëheqjes së UÇk se, kështu heshtja juaj ju bënë fajtor para pushtimit e gjenocidit Serb,në një kohë që ju duhet t’i kërkoni llogari deri në një ,për masakrimin e Kosovës,vendlindjes suaj dhe vendpasurimit tuaj !…duke qëndruar si spektatorë para çdo veprimi që vjen nga jashtë.Arsyeja që jemi ndarë në katër copa ka lidhje me një fjalë,është konflikti i mbrendshëm,deliri kolektiv që nuk na lejon të njohim veten!…Themelet e zhvillimit të një shoqërije janë dija,puna e bashkëjetesa…Në të trija ne çalojmë.Rroftë UÇK Lavdia e kombit Shqiptar!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …