leoni

LV dhe LDK-së po vazhdojnë të hedhin akuza në drejtim të njëra-tjetrës, deri sa i refuzojnë oferatat në mes tyre

LV dhe LDK-së po vazhdojnë të hedhin akuza në drejtim të njëra-tjetrës, deri sa i refuzojnë oferatat në mes tyre

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po merren vesh për koalicion tash e 100 ditë. Këto dy parti ka disa ditë që po shkëmbejnë letra me një tjetrën duke refuzuar një pas një propozimet e njëra-tjetrës. Madje nëpër emisione televizive, secila parti po hedh akuza në drejtim të njëra-tjetrës duke zbuluar pjesë nga takimet e shumta që kishin në përpjekje për të arritur një marrëveshje. Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë detaje edhe për takimet që kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur gjatë këtyre muajve me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti në përpjekje për të arritur një marrëveshje bashkëqeverisjeje. Ai ka thënë se Kurti ka dhënë llogari për deklaratat se të gjithë kryeministrat kanë vjedhur duke përfshirë këtu edhe Mustafën . Siç është shprehur Hoti, Kurti i ka “hëngër këto fjalë”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …