Fillimi / Institucionet / Ministrja Zhiviç dhe Sekretari Halimi në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi 2020 në Berlin

Ministrja Zhiviç dhe Sekretari Halimi në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi 2020 në Berlin

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi, me ftesë të Ministres së Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Julia Klokner, po marrin pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi, në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë këtij forumi, ministrja Zhiviç, do të jetë pjesëmarrëse edhe në panelin “A tregon IPARD për gjërat që duhet bërë më mirë”,  të organizuar nga ministrja e Ushqimit dhe Bujqësisë e Gjermanisë dhe Grupi i Përhershëm i Punës (SWG).

Në vizitën e saj në Berlin, ministrja Zhiviç do të marrë pjesë edhe në hapjen e ngjarjes më të rëndësishme për bujqësinë dhe ambientin, “Java e Gjelbër Ndërkombëtare”, që po ashtu mbahet në Berlin, në të cilin prezantohen dhjetëra shtete nga e mbarë bota.

Gjatë ditëve sa do të zgjasë forumi, ministrat e bujqësisë të vendeve të ndryshme, do të kenë mundësinë të diskutojnë çështje të rëndësishme që ndërlidhen me sfidat në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, Java e Gjelbër është një nga panairet më të mëdha ndërkombëtare dhe mbledh më shumë se 1.500 ekspozues dhe një numër të madh vizitorësh çdo vit. Panairi është hapur më 16 janar dhe do të zgjasë deri më 26 janar 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Pastrohet deponia për mbeturina inerte në Shkozë të Junikut

Komuna e Junikut në vazhdën e aktivitete “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” po vazhdon ...