LV e dorëzon në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e vendimit të Thaçit për shtyrjen e zgjedhjeve në Besianë e Mitrovicë

Vetëvendosja e dorëzon në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e vendimit të Thaçit për shtyrjen e zgjedhjeve në Besianë e në Mitrovicë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve antikushtetuese të kryetarit Thaçi për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Besianës dhe Mitrovicës së Veriut. “Nga gjashtë shkurti i këtij i viti, qytetarët e Komunës së Besianës vazhdojnë të privohen nga e drejta e tyre e përcaktuar me Kushtetutë për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre si Kryetar të Komunës, si dhe për të pasur qeverisjen lokale që e kanë zgjedhur përmes zgjedhjeve të lira, me justifikimin se ato rrezikojnë shëndetin publik. Dje u organizuan zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe me këtë rast ky justifikim ka rënë poshtë plotësisht. Sepse si mund të shpjegohet që zgjedhjet e Serbisë mund të organizohen kurse ato të vetë komunave të Kosovës jo”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …