Macron dëshiron që samiti i majit në Zagreb të jetë i suksesshëm për hapjen e negociatave me vendet kandidate

Macron: Samiti i majit në Zagreb të jetë i suksesshëm për hapjen e negociatave me vendet kandidate

Kryetari francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se para takimit të tij me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq në Paris, se dëshiron që samiti i majit në Zagreb të jetë i suksesshëm dhe se ndryshimet në metodologjinë e procesit të negociatave ishin parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate. Të dy liderët do të diskutojnë mbi kuadrin e negociatave për marrëdhëniet e ardhshme midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, negociatat për kornizën e re financiare shumëvjeçare, përgatitjet për konferencën për të ardhmen e Evropës dhe Samitin BE-Evropë Juglindore që do të mbahet në Kroaci. Në këtë kontekst të dy zyrtarët do të diskutojnë për zgjerimin e mëtejshëm të Unionit. Me marrjen e presidencës së radhës të Këshillit të BE-së më 1 janar, Kroacia dëshiron ta zhbllokojë ketë proces sepse konsideron se nuk ka asnjë alternativë për perspektivat evropiane të vendeve të Evropës Juglindore.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …