Kocijançiq

Maja Kocijanciq: Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm nuk i komenton shkrimet e medieve

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së u raporton vendeve  anëtare të BE për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë mbi takimet e Këshillit të Ministrave. Po ashtu, ekipi i saj jep informacionin mbi procesin e dialogut për përfaqësuesit e BE-së dhe brenda grupeve punuese të Këshillit të BE-së ka thënë zëdhënësja Federica Mogherini, Maja Kocijanciq, me rastin e raportimit të medieve se shtetet anëtare të BE-së kërkojnë të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë, për shkak se janë të pakënaqura me mungesën e informacionit, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Kocijanciq tha se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, i kryesuar nga Mogherini, nuk komenton shkrimet e medieve. Ajo nënvizoi se “shërbimi i vullnetit të mirë në dialogun Beograd-Prishtinë ofrohet nga përfaqësuesi i lartë i Mogherinit.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …