Ambasada amerikane në Beograd: SHBA nuk ka plan lidhur me marrëveshjen obliguese mes Kosovës e Serbisë

Ambasada amerikane në Beograd: SHBA nuk ka plan lidhur me marrëveshjen obliguese mes Kosovës e Serbisë

Ambasada amerikane në Beograd ka demantuar raportimet për ndonjë plan lidhur me marrëveshjen obliguese mes Kosovës dhe Serbisë. Në një përgjigje për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ambasada amerikane në Serbi ka thënë se nuk ka propozuar ndonjë plan për këtë marrëveshje, plan ky që sipas disa medieve serbe, ishte refuzuar nga presidenti, Aleksander Vuçiq. Amerika vazhdon ta mbështesë dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne kemi folur për ide të ndryshme me liderët serbë dhe ata kosovarë, po ashtu edhe me përfaqësues të BE-së, mirëpo nuk kemi paraqitur ndonjë propozim”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …