Sivjet në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” do të pranohen 1181 studentë të rinj

Sivjet në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” do të pranohen 1181 studentë të rinj

Në bazë të vendimit të Senatit, sipas propozimit të njësive akademike, në vitin akademik 2018/19 (niveli bachelor) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, do të pranohen 1181 studentë. Të gjithë do të jenë studentë të rregullt, meqë në Universitetin “Isa Boletini” nuk ka studime me korrospondencë. Ndryshe mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë, do të regjistrohen deri në 2 për qind përkatësisht deri në 23 studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtar të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët). Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …