Majid Takht Ravanchi: Vrasja e gjeneralit Kasim Sylejmanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “akt lufte”

Gjatë një interviste të dhënë për CNN, ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mexhid Takht Revanki, ka thënë se vrasja e gjeneralit Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një “akt lufte”. “Irani nuk mund t’i mbyllë sytë nga ajo që ka ndodhur. Padyshim se do të ketë hakmarrje – hakmarrje të ashpër. Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan një luftë të ashpër ushtarake duke vrarë një prej gjeneralëve tanë më të mirë. Pra, si duhet të veprojë tani Irani? Ne nuk mund të heshtim. Ne duhet të veprojmë edhe atë ashpër”. I pyetur nëse Irani do të veprojë ushtarakisht, ai tha “ndaj një sulmi ushtarak ne duhet të veprojmë ushtarakisht. Kush? Kur? Ku? Mbetet të dëshmohet në të ardhmen”, ka theksuar ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mexhid Takht Revanki.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …