Malazezët, të gatshëm për rishikimin e vijës kufitare me Kosovën

Këshilli Ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi i ka
dhënë mbështetje Marrëveshjes për kufirin me Kosovën dhe asaj për kufirin me
Bosnjën, të cilat u nënshkruan me 26 gusht. Ligjvënësit malazezë shprehën gatishmërinë
që të bëhet rishikimi i marrëveshjes diskutabile të demarkacionit me Kosovën.
Millan Paunoviq nga Ministria e
Punëve të Brendshme e Malit të Zi, duke sqaruar Marrëveshjen për demarkacion me
Kosovën, si dhe kyçjen potenciale të ekspertëve të BE-së dhe SHBA-ve në
rishikimin e marrëveshjes, tha se “doemos duhet pasur mirëkuptim”.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …