leoni

Noel Malcolm: Bashkimi i Shqipëri-Kosovë është krejtësisht legjitim

Malcolm: Serbia asnjëherë nuk është vënë në presion të barabartë me Kosovën, për arritje dhe zbatim marrëveshjesh

Njohësi i historisë së rajonit të Ballkanit dhe më gjerë, studiuesi i përkushtuar, Noel Malkolm ka deklruar se është i zhgënjyer nga perëndimi për shkak se asnjëherë nuk ka pasur një strategji të koordinuar për Kosovën. Ai ka tërhequr vërejtjen se Serbia asnjëherë nuk është vënë në presion të barabartë me Kosovën, për arritje dhe zbatim marrëveshjesh. “Që nga 1998-a trajtimi i Kosovës nga palë të jashtme, ka qenë kryesisht zhgënjyes. Sigurisht ka pasur dukshëm momente të mira: çlirimi i Kosovës nga forcat e NATO-s, mbështetja finale për shpalljen e Pavarësisë në2008-ën, diçka ekstremist e rëndësishme asokohe. Por në aspekte të tjera ishte zhgënjyese që Perëndimi asnjëherë nuk qe i koordinuar në një strategji për Kosovën. Planin Ahtisari vendosën që ta zbatojnë në mënyrë selektive. Ai plan kishte një aneks në të cilin thuhej se dosjet me çështje të trashëgimisë kulturore në arkivat e Beogradit do duhej të ktheheshin në Prishtinë. A kanë bërë ata ndonjëherë një përpjekje që kjo të ndodhë? Aspak. Ajo thjesht ka rënë ose përfshirë në çështjet ku të dy vendet duhet të arrijnë kompromis. Por në fakt kur thonë që të dy palët duhet të arrijnë kompromis, përshtypja ime është që ushtrojnë dyfish presion mbi Kosovën se sa mbi Serbinë. Në kuadër të planit Ahtisari Kosova ka bërë shumë lëshime sa u përket të drejtave të serbëve që jetojnë në territorin e saj dhe ndaj Prishtinës vazhdojnë të kërkojnë lëshime, duke e lejuar Beogradin që të bëjë dhe më shumë kërkesa” ka nënvizuar mes tjerash, studiuesi, Noel Malkolm.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …