Malisheva shënon javën e Panairit Sportiv të KOK-së

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Malishevës, organizon javën e “ Panairit Sportiv të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), në bashkëpunim me klubet sportive malishevase. Në hapjen e javës së Panairit Sportiv të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ishte edhe Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Nënkryetari Berisha drejtuar sportistëve të pranishëm në këtë ngjarje, ndër të tjera tha: “Sot më të lumtur po i shoh sportistët e rinj, tek ta po e shoh, vullnetin, përkushtimin, energjinë dhe pa dyshim suksesin e tashëm dhe për të ardhmen e afër, unë përgëzoi edhe udhëheqësit e klubeve sportive që zhvillojnë aktivitetet e tyre si në: Futboll meshkuj, femrave, në not, por edhe në disiplina tjera sportive, ju po na jepni garancinë se e ardhmja e sportit në Komunën e Malishevës, ka dhe do të ketë një të ardhme të ndritur, prandaj, mbështetja jonë institucionale, nuk ka munguar dje dhe nuk do të mungoi sot por as nesër, juve urime kjo javë dhe suksese në të gjitha garat ku përfaqësoni Malishevën dhe Kosovën”, përfundoi Berisha. Ndërsa përfaqësuesit e ekipeve sportive që ishin prezent në këtë eveniment sportiv, si KFF “ Kijeva”, KF “ Besa” si dhe KN “Besa”, premtuan për punë profesionale dhe angazhim maksimal që rezultatet të mos mungojnë, pasi infrastruktura sportive i plotëson kushtet optimale për suksese. Në këtë ngjarje sportive, nuk ishte askush prezent nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …