Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së dhjetë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit, se mbledhja e dhjetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 30 Tetor 2019 (e Mërkurë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe kjo mbledhje, sikurse edhe mbledhjet tjera është e hapur për publikun dhe do të transmetohet, në kohë reale edhe përmes uebfaqes zyrtare të komunës në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/.

Për këtë mbledhje kryesuesi Afrim Dina ka propozuar këto rend dite:

– Shqyrtimi dhe Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Pyetje dhe përgjigje në pyetjet e kuvendarëve,

– Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën kohore Janar-Shtator 2019 dhe

– Shqyrtimi i Informatës së DKA-së për fillimin e vitit të Ri Shkollor 2019/2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …