Fillimi / Lajmet / Konkurs për regrutimin e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake Amerikane
kadetët të FSK-së, gjenerata 2016

Konkurs për regrutimin e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake Amerikane

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall konkurs për pranimin e kadetëve të FSK-së, për studime, në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake-WEST POINT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studimet mbahen në gjuhën angleze dhe zgjasin katër vjet. Është e dëshirueshme që kandidati të ketë të përfunduar testin TOEFL dhe testin SAT. Kandidatët do të nominohen nga Ministria e Mbrojtjes si kandidatë konkurrent për studime. Kadetët pas përfundimit të shkollimit do të emërohen oficer në FSK, në kohëzgjatje minimale të obligueshme, prej gjashtë (6) viteve. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim kombi, race, dhe gjinie, të moshës 18-23 vjeç. Konkursi dhe formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes; mod.rks-gov.net.  Konkursi është i hapur prej datës 22 tetor 2019 deri më 04 nëntor 2019. Informata plotësuese: nr. tel. 038-603355.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdon të rëndohet gjendja, mbi 110 persona të shtrirë, disa prej tyre në gjendje të vështirë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdon të rëndohet gjendja, mbi 110 persona të shtrirë, disa prej tyre në gjendje të vështirë

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 73 raste të reja me koronavirus. Nga 225 mostra ...