Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbyllet sonte me “Natën e Zjarreve” në Prekaz

Manifestimi i epopesë së UÇK-së përfundon sonte me Natën e Zjarreve

Manifestimi tradicional treditor i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundon sonte me Natën e Zjarreve në vendlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, në Prekaz. Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur me 5 mars nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Fillimisht në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimit iu është kushtua Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Ndërkohë, në të njëjtën ditë janë mbajtur seanca solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare, si dhe është mbajtur parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë. Më 6 mars janë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz , ekspozita me fotografi, si dhe ka përfunduar me një akademi përkujtimore në Prishtinë. Manifestimet përmbyllen sot me Natën e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për të vazhduar me një koncert pa praninë e publikut në Stadiumin e futbollit në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …