Manuel Sarrazin

Manuel Sarrazin: Qëllimi i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në BE

Emisari i  Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, u shpreh  se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian. Ai ka folur edhe për mos liberalizimin e vizave duke pranuar se është një nga dy gabimet më të mëdha të BE-së. Ai ia ka kujtuar Kosovës se akoma i ka 5 vende që nuk e njohin dhe se jo çdonjëri ka një pozicion të qartë siç e kanë gjermanët. I pyetur se a do ta ndihmojë Gjermania Kosovën për t’u bërë pjesë e NATO-së, ai ka thënë se për momentin kanë tema të tjera në krye të listës për të cilat janë duke punuar, duke përmendur Këshillin e Evropës. “Këshillin e Evropës, dhe në përgjithësi ne gjithmonë jemi të gatshëm që të ndihmojmë, por gjithashtu duhet të mendojmë se nuk jemi më të mirët për të ndihmuar me disa shtete anëtare. Të hapim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe më në fund të bëjmë liberalizimin e vizave me Kosovën. Pra, duhet të korrigjojmë dy gabime pasi që këto vendime do të duhej ishin marrë shumë më herët. Pra, duhet t’i korrigjojmë ato”, ka thënë emisari gjerman Sarrazin.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …