Marta Kos: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka vlerësuar se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Ajo ka theksuar se nga detyrat e saj më të mëdha është të kujdeset për një integrim“shumë më të fuqishëm të Kosovës në Bashkimin Europian. “Jeni sot në një moment kritik. E para, jeni para zgjedhjeve. E dyta është se, kur kemi folur sot për procesin e zgjerimit nga një perspektivë më e gjerë, ajo që po përjetojmë sot në procesin e zgjerimit është përparimi dhe, për herë të parë pas zgjerimit të fundit në vitin 2013 me Kroacinë, ekzistojnë perspektiva reale që në vitet e ardhshme do të kemi shtete të reja anëtare. Ky proces i anëtarësimit është shtyrë përpara edhe për shkak të aspektit të sigurisë. Dhe kur kemi diskutuar për rolin e Kosovës në këtë, nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën” ka theksuar komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …