Martohet, Altin Jakup Krasniqi me Elizabetë Sylajn

Martohet, Altin Jakup Krasniqi me Elizabetë Sylajn

Martohet, Altin Jakup Krasniqi  me Elizabetë Sylajn. Lajmin për martesën e Altin Jakup Krasniqit me  Elizabetë Sylajn e ka bërë të ditur familja si dhe  përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai me këtë rast  ka shkruar se njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe, në Hagë.

Urime, Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj, thuhet në postimin e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Edhe stafi i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit, me këtë rast  uron martesën e Altin Jakup Krasniqit me  Elizabetë Sylajn, ndërsa çiftit të ri i dëshiron fat, trashëgim dhe kthimin sa më shpejt të Jakup Krasniqit në vatrën  familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …