Brickos

Matthew Palmer: Marrëveshja e 4 shtatorit është e vlefshme dhe bazë për stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor

Matthew Palmer: Shtetet e Bashkuara punojnë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta e demokratike

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, si dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e lira. Palmer theksoi se do të donte të shihte një qeveri të fortë, partnere e mirë e Amerikës. “Do të dëshironim të shohim qeveri të formuar, qeveri që do të jetë partnere e mirë, e fortë për Shtetet e Bashkuara. Nuk kemi të parapëlqyer në politikën e të tjerëve; punojmë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta e demokratike. Duket që ka rrugë shumë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë, që mund të jetë partnere e tillë e Shteteve të Bashkuara”, tha ai. Palmer shtoi se opozita duhet të jetë lojale ndaj qytetarëve të saj dhe të qëndrojë në Kuvend kur zgjidhet kryetari.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …