Mbahen garat e diturisë për nderë të Ditës së Çlirimit

Për nderë të Ditës së Çlirimit të Kaçanikut – 11 Qershorit janë mbajtur garat komunale të diturisë në 7 lëndë mësimore. Garat janë mbajtur në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Kimi, Fizikë, Biologji, Gjeografi dhe Histori, ndërsa nxënësit më të mirë janë shpërblyer me mirënjohje nga organizatori, Drejtoria e Arsimit e Kulturës të Kaçanikut (DAK).

Enver Kamishi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit e Kulturës në komunën e Kaçanikut i ka uruar nxënësit e shpërblyer për suksesin e arritur ndërsa u ka thënë atyre se ju jeni e ardhmja e shoqërisë.

Në gara kanë marrë pjesë gjithsej 240 nxënës të klasave VI, VII dhe VIII nga 12 shkollat fillore të Komunës së Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Me 28 shtator në Viti, homazhe në nderim të heronjëve Gursel dhe Bajram Sylejmani

Komuna e Vitisë nën patronatin e kryetarit Sokol Haliti dhe bashkëpunim me Shoqatat e dalura …