Mbahet debati i dytë me qytetaret ferizajas

Në kuadër të debatit të dytë, qytetarët e Ferizajt janë njoftuar me projektet prioritare të zonës së qendrës së qytetit të prezantuar nga Instituti INSI.

Qytetarët edhe kësaj radhe adresuan vërejtjet e tyre, ndërsa zyrtarët komunal kanë thënë se janë të interesuar që të dëgjojnë zërin  e tyre dhe të rrisin nivelin e transparencës për çështjet me rëndësi për qytetin.

Debati i dytë me qytetarë për projektin e studimit të fizibilitetit të zonës së qendrës së qytetit, i mbajtur të hënën pasdite ka kaluar pa tensione dhe në mënyrë konstruktive. Siç u pa, kjo erdhi si rezultat i asaj, se projektet e kontestuara nga qytetarët dhe shoqëria civile në debatin e parë ishin lënë nga projektuesi si projekte më prioritet, ndërsa fokusi kryesor ishte përqendruar te pesë projektet sipas tyre më prioritare.

Fillimisht kreu i Ferizajt, Muharrem Svarqa, foli për domosdoshmërinë e dëgjimit të zërit qytetarë gjatë hartimit të projekteve si dhe rritjes së nivelit të transparencës, ndërsa përfaqësuesi i firmës kontraktuese ka përmendur projektet prioritare.

“Hapja e debatit e rritë shkallën e transparencës, kjo e rritë të drejtën e ndërtimtarëve dhe të qytetarëve dhe i bënë pjesë të vendimmarrjes”, ka thënë Svarqa.

Projekti i tregut të gjelbër, mbikalimi,  stacioni i autobusëve, parkingu nëntokësor, trafiku urban si dhe identifikimi i disa zonave për ndërtim janë përmendur si prioritete.

Në vazhdim ekspert të këtij institut kanë folur për aspekte që lidhen me këtë projekt duke u ndalur veçmas të natyra e projekteve, përfitimet e publikut, përfitimet e sektorit privat, projektet e identifikuara si dhe për projektin e trafikut urban.

Gjatë debatit qytetarët adresuan vërejtjet e tyre, pati edhe aso që nuk ishin fare në fokus të çështjes. Shpjegime të hollësishme për vërejtjet qytetare dhanë kryetari Svarqa dhe përfaqësuesit e firmës kontraktuese.

Debati me qytetarët për këtë zonë të qytetit po shihet si një mundësi e mirë e investimit në disa pjesë të qytetit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Gjatë debatit u adresuan edhe disa aspekte që lidhen me hekurudhën e që sipas kryetarit të Ferizajt, vija e hekurudhës nuk është përfshirë fare në projekt ngase kjo i takon nivelit qendror.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …