Mbahet Festivali i Letërsisë, Ilir Muharremi fiton vendin e dytë

Mbahet Festivali i Letërsisë, Ilir Muharremi fiton vendin e dytë

Më 4 nëntor u mbajt Festivali Kombëtar i Letërsië tashmë tradicional, edicioni i dhjetë,  në sallën “Avdush Hasani” Podujevë, ku u shënuan takimet letrare, promovimi i romanit “Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës” të Bislim Aliut, valle nga valltaret e Shoqates “Shqiponjat e Llapit”, ndarja e çmimeve letrare, ndarja çmimeve tjera motivuese e të karrierës. Për të festuar vitin jubilar të Festivalit, kryesia e Prokult-it nxjerri edhe Revistë letrare me poezitë e pjesmarrësve dhe krijuesve qe ishin pjesë e këtij edicioni, e cila u shpernda si dhuratë. Juria e përbërë nga Atdhe Hukolli, Flora Peci dhe Dan Ibrahimi i ndanë çmimet letrare: Vendi i (I) parë, Abdullah Zeneli me poezinë “Gruas” Vendi i (II) dytë, Ilir Muharremi me poezinë “Engjëll” Vendi i (III) tretë Valbona Hadri me poezinë “Atdheu” Përveç çmimeve letrare u ndanë edhe tre çmime motivuese për krijueset Erona Mehmeti, Elesa Halimi dhe Ylltare Ferati. Gjithashtu u ndanë edhe gjashtë çmime të karrierës për krijuesit Arif Bozaxhiu, Mevlyde Saraçi, Murat Gashi, Fadil Curri, Syhejl Havolli dhe Bislim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …