Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Rahovecit për vitin 2020

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën kryesimin e Smajl Latifit, kryetari i komunës njëherit edhe kryetari i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), është mbajtur mbledhja e parë e këtij këshilli për vitin 2020, të pranishëm ishin edhe monitorues siç janë OSBE, UNMIK zyra në Pejë dhe përfaqësues të LMT-së në Rahovec. Në hapjen e mbledhjes, kryetari Latifi u shpreh se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit është e qetë, stabile dhe e qëndrueshme, këtë e them bazuar në të dhënat reale që marrë në çdo kohë nga personat kompetent nuk kemi pasur asnjë rast që e ka cenuar sigurinë dhe se krejt kjo ka ardhur falë bashkëpunimit të qytetarëve dhe institucioneve relevante të sigurisë. Komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec, Fazli Morina ka raportuar për situatën e sigurisë në territorin e komunës për vitin 2019 dhe krahasimin me vitin 2018, sipas raportit gjatë vitit 2018 janë iniciuar 524 raste (13 raste janë transferuar në DRP-DPP), duke përfshi këtu 374 vepra penale dhe 150 aksidente, kurse gjatë vitit 2019 janë iniciuar 547 raste (24 raste janë transferuar në DRP-DPP), përfshi këtu edhe 426 vepra penale dhe 121.Sipas  të dhënave të sektorit të hetimeve në Stacionin e Policisë në Rahovec, gjatë vitit 2019 janë iniciuar 547 vepra penale 24 raste janë transferuar, deri sa për vitin 2018 janë iniciuar 524 vepra penale 13 raste janë transferuar. Sa u përket vjedhjeve të rënda, gjatë vitit 2018 janë iniciuar 95 raste, kurse në vitin 2019 janë iniciuar 69 raste, që do të thotë se është një rënie për 27.37%. Në fund të raportit komandanti Fazli Morina, ka bërë një propozim, propozim i cili më pastaj edhe është aprovuar me votë nga ana e anëtarëve të KKSB-së e që kishte të bënte me marreje e masave ligjore nga institucionet përkatëse, për lokalet e natës për revokim të lejes së punës pas orës 24:00. “Propozimi e komandantit të Policisë, nuk duhet marrët nga ana e bizneseve që ne po duam t’ju paraqesim problem bizneseve, por kjo ka ardhur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve, me këtë dua t’ju them se ne, në vazhdimësi do ti përkrahim bizneset që operojmë në komunën e Rahovecit, konform rregullave të përcaktuara me ligje dhe rregullore që janë në fuqi, sigurisht që komandanti do të na drejtohet edhe me shkresë në mënyrë që ne të marrim masat e nevojshme bazuar edhe në ligjet për këtë fushë”, ka thënë kryetari Latifi. Kryetari Latifi ka propozuar që të devijohet rruga nga ana e qytetarëve për gjatë përcjelljes së funeralit për tek varrezat e qytetit të Rahovecit, nga rruga kryesore në një rrugë alternative, me arsyetimin se sa herë që po ka raste  për përcjelljen e funeralit, po bllokohet rruga kryesore që dërgon tek varrezat e qytetit të Rahovecit, kërkesë kjo e cila është aprovuar gjithashtu nga anëtarët e KKSB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …