Mbahet takimi për vlerësimi e kllasterit në Sektorin e Drurit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht Divizioni për Politika Industriale në Departamentin e Industrisë, mbajti tryezën me temë: “Vlerësimi për nismën e kllasterit/grupimit në sektorin e drurit”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të bizneseve prodhuese nga Sektori i Drurit, përfaqësues nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, përfaqësuesit e Kllasterit KIMERK dhe përfaqësues nga GIZ-i. Fokus i takimi ishte informimi për Analizën e Zinxhirit të Vlerave të Nënsektorit të Mobileve prej druri dhe Nënsektorit të Materialeve Ndërtimore prej druri, informimi për  Udhërrëfyesin për kllaster si dhe hapat për krijimin dhe funksionimin e  kllasterit të Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtërishme dhe Inovacioneve të Kosovës (KIMERK), si kllaster i parë i themeluar në Kosovë. Nga takim doli kolaudimi i përbashkët që të fuqizohet edhe më tej dialogu, rritja e bashkëpunimit në mes të sektorit privat, publik dhe akademik. Nga të pranishmit në takim doli konkludimi i përbashkët që të fuqizohet edhe më tej dialogu, rritja e bashkëpunimit në mes të sektorit privat, atij publik dhe akademik për krijimin e kllasterit në Sektorin e Drurit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …