Brickos

Mbahet takimi i sigurisë në Suharekë

Komuna e Suharekës ka mbajtur takimin e sigurisë të cilin e hapi kryesuesi njëherit edhe Nënkryetari i Komunës së Suharekës z.Rexhep Kuçi dhe raportoj për aktivitetet që kanë ndodhur në komunë gjatë javës që e lamë pas. Takimi u hap me raportimin për takimin që e zhvilloj Kryetari Asllanaj me Ministrin Kujtim Shala në Prishtinë.

Të martën kryetari i komunës z.Sali Asllanaj është takuar me Ministrin e Kultures Rinis dhe Sportit z.Kujtim Shala, ku kanë diskutuar rreth mundësisë së investimeve në komunën e Suharekës përkatësisht në rregullimin e stadiumit të qytetit që të bëhet i gatshëm për ndeshjet e sezonit të ardhshëm, biseda ka shkuar mire, dhe presim që javën tjetër ta marrim një lajm pozitiv nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Zoti Kuçi me tej shtoj se të shtunën si në gjithë Kosovën edhe në komunën e Suharekës është mbajtur testi i maturës.

Po ashtu është mbajtur një takim me anëtarët e KPF-së dhe drejtoret e drejtorive për hartimin e një kalendari të takimeve për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, takimi ka qenë me iniciativë të OSEB-së

Ndërkaq, për gjendjen e sigurisë ne komunë ka raportuar Komandanti i stacionit të Policisë në Suharekë , z.Milazim Lumi, z. Lumi potencoj sa i përket situatës së sigurisë ka qen javë e qet dhe nuk pas as një rast te raportuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …