Mbështetje e fuqishme për AAK-në, Nasim Haradinaj: “Kosova ka nevojë për njerëz të sprovuar”

Nasim Haradinaj ka bërë publike mbështetjen e tij për Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i cilësuar ato si ndër më të rëndësishmet në historinë e pasluftës së Kosovës. Përmes një deklarimi publik, Nasim Haradinaj theksoi se Aleanca ka qenë një zë i fuqishëm opozitar në Kuvendin e Kosovës, duke qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por gjithmonë duke treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi shtetëror. Ai vlerësoi rolin e Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke thënë se prezenca e Aleancës në Parlament është garanci për shtetin, lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. “Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira dhe që nuk janë lëkundur kurrë përballë sfidave të shtetit”, ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se do të jetë “përherë dhe gjithmonë me çlirimtarët, ndërtuesit dhe mbrojtësit e shtetit e kombit”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …