Gazmend Syla: Gjuriqi e gjuriqat e tjerë mund të vajtojnë, por Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare

Mbi 200 persona mbesin pa pensione për shkak të mbylljes së Zyrës për Kategoritë e Luftës

Drejtori i Zyrës për Çështjet e Kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës gjatë Qeverisë Haradinaj, Gazmend Syla ka deklaruar se mbi 200 persona kanë mbetur pa pensione për shkak të mbylljes së Zyrës për Kategoritë e Luftës. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se kjo zyre është jofunksionale dhe për këtë shkak mbi 200 pjesëtarëve të kategorive të dala nga lufta nuk po mund të pajisen me dokumentacion që ju takon siç e parasheh ligji që të gëzojnë benificionet. Kjo zyre është mbyllur që nga koha me vendin qeverisë Avdullah Hoti. Kjo është neglizhencë e kryeministrit Hoti, për shkak se posti që e drejton këtë zyre është këshilltar politik dhe quhet drejtor i Zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta, andaj kjo është vetëm në dorën e kryeministrit. Nuk është problem qeveritar por është problem që me gjasë kryeministri e ka neglizhuar këtë çështje, e që nuk duhet të neglizhohet sepse numri i atyre që kërkojnë dokumentacion vetëm sa po rritet, ka deklaruar në mes tjerash deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …