Covid

Mbi 30 shtete kanë raportuar raste me variantin e ri të kovid-19

Mbi 30 shtete kanë raportuar raste me variantin e ri të kovid-19, i paraqitur kohë më parë në Britani të Madhe. Varianti i ri i këtij virusi ka ritme më të shpejta të përhapjes dhe besohet se kjo ka ndikuar në rritjen e madhe të  numrit të rasteve. Paraqitja e rasteve të reja me variantin e ri të koronavirusit ka bërë që autoritet shëndetësore të disa shteteve ku është paraqitur ky të paralajmërojnë se në ditët në vijim mund të ketë shtim të madhe të rasteve të reja.  Varianti i ri i covid-19 është përhapur në 33 shtete të botës dhe ka rritur shqetësimet se do të vazhdojë të përhapet edhe në shtete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …