Mbi 350 minatorë të gjigandit Trepça e kanë bojkotuar sot punën, për shkak të mos nuk i kanë marr pagat

Mbi 350 minatorë të Trepçës e kanë bojkotuar sot punën, për shkak të mos realizimit të pagave ndaj tyre

Më shumë se 350 minatorë të ndërrimit të parë nuk kanë hyrë sot fare në horizontet e minierës së Trepçës në Stantërg, ndërsa këmbëngulin rikthimin në punë pasi t’i marrin pagat. Lajmin e ka bërë të ditur Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrje. Sipas tij, punëtorët janë të vendosur që mos të vazhdojnë punën deri sa të bëhen pagat. Edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës me flotacion në këtë ndërmarrje, Nexhat Dedia, ka konfirmuar për KosovaPress bojkotimin e punës nga ana e minatorëve. Ai theksoi se prodhimi ka shkuar me rregull, koncentrati nga mjetet e të cilit minatorët i marrin pagat është shitur, dhe tani janë në pritje. Dedia u shpreh optimist se Kompania zvicerane e cila blen koncentratin nga Trepça, do ta kryej obligimin financiar gjatë ditës, në mënyrë që minatorët sa më parë të vazhdojnë punën e tyre në minierë./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …