Mbi 370 mësimdhënës, nxënës dhe personel nëpër shkolla të Kosovës aktualisht janë të infektuar me virusin korona

Mbi 370 mësimdhënës, nxënës dhe personel nëpër shkolla të Kosovës aktualisht janë të infektuar me virusin korona

Në muajin mars, 373 arsimtarë, nxënës dhe personel nëpër shkolla në gjithë territorin e Kosovës, kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Nga kjo shifër, 189 janë nxënës të infektuar, 151 arsimtarë dhe 33 anëtarë të personelit nëpër shkolla. Nga kjo ministri, kanë thënë se vetëm javën e kaluar janë kryer 170 testime, dhe nga to 130 rezultate kanë qenë pozitive. Pikërisht për shkak të rritjes se numrit të personave të infektuar në sistemin e arsimit, Ministria e Arsimit ka propozuar që në institucionet arsimore të ndërpritet procesi mësimor për një javë, nga data 22 mars. Këtë propozim Ministria e Arsimit e ka dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format e zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …