Mbrëmje magjike me Korin e Filharmonisë në Rahovec

Rahoveci është gjithmonë mikpritës i artit dhe i kulturës. Sonte, qyteti ynë u mbush me tingujt e mrekullueshëm të Korit të Filharmonisë së Kosovës, në drejtimin e maestro Hajrullah Sylës.

Interpretimet e sopranove Kaltrina Miftari e Shkurte Hykaj dhe e baritonit Endrit Rexhepi, të shoqëruara nga Ansambli Harkor dhe muzikantët virtuozë, na dhuruan një përvojë unike artistike.

I falënderoj të gjithë artistët për këtë mbrëmje të veçantë!

Rahoveci e çmon artin dhe do të vazhdojë ta mbështesë me zemër, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …