Rexhep Selimi

Mbrojtja e Rexhep Selimit, ka kërkuar që vendimi mbi konfirmimin e aktakuzës të përmbajë më pak redaktime

Avokati i Rexhep Selimit, përmes një shkrese drejtuar trupit gjykues ka kërkuar që vendimi  mbi konfirmimin e aktakuzës të përmbajë më pak redaktime. Mbrojtja kërkon nga trupi gjykues që të riklasifikojë vendimin për konfirmimin e aktakuzës si konfidencial dhe më pak të redaktuar, për të pasqyruar versionin më pak të redaktuar të aktakuzës, të paraqitur më 27 janar 2023 dhe dosjes paraprake të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale  të  paraqitur më 15 shkurt 2023. Sipas mbrojtjes, pasi që redaktimet në vendimin e konfirmimit janë bazuar në këto redaktime të aktakuzës, të cilat që atëherë janë hequr, redaktimet proporcionale në vendimin konfirmues nuk janë më të nevojshme apo të arsyeshme. Avokati thotë se duke pasur parasysh deklaratën e qartë të trupit gjykues për domosdoshmërinë e një gjykimi publik, vendimi i konfirmimit duhet të riklasifikohet vetëm mbi këtë bazë. Aktakuza e paredaktuar zbuloi gjithashtu një sërë pretendimesh të reja kundër Selimit dhe shqyrtimin gjyqësor dhe analizën e këtyre pretendimeve nga gjyqtari i procedurës paraprake në pjesët e redaktuara të vendimit për konfirmim. Marrja e këtij informacioni do të ndihmonte mbrojtjen që të përgatitej në lidhje me këto pretendime”, thotë mbrojtja.

Kontrolloni gjithashtu

Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë me reformën në drejtësi, në Shqipëri, por kërkoi hapa edhe më të vështirë

I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Dejvid Wisner vlerësoi punën e bërë …