Mbrojtja mbyll çështjen në procesin ndaj HAshim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe e Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të paraqesë prova apo dëshmitarë të tjerë në procesin gjyqësor për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, duke konsideruar të mbyllura çështjet e tyre në këtë fazë të gjykimit. Megjithatë, ekipet mbrojtëse kanë theksuar se kjo nuk nënkupton heqje dorë nga mjetet juridike për çështjet që ende nuk kanë marrë vendim nga gjykata, sidomos ato që lidhen me ankesat ndaj provave të Prokurorisë. Mbrojtja e Bashkim Smakajt ka bërë të ditur se rezervon të drejtën për të paraqitur prova dhe dëshmitarë nëse aprovohet ankesa e Prokurorisë në rastin IA009-F00002. Qëndrim të ngjashëm ka paraqitur edhe mbrojtja e Isni Kilajt, e cila tha se mund të aktivizohet sërish nëse pranohen provat që aktualisht janë objekt ankese.Procesi gjyqësor nisi më 27 shkurt 2026, kur Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave për pengim të drejtësisë, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Gjatë procesit kanë dëshmuar disa dëshmitarë, përfshirë ekspertë të kriminalistikës dhe forenzikës digjitale, ndërsa në mbrojtje të Thaçit dëshmoi edhe ekspertja e transkriptimit kriminalistik, Helen Fraser.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku feston rezultatin zgjedhor: “Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku Albini”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur kënaqësinë e tij me rezultatin e …