Më 10 nëntor në orën 11:00, në fshatin Marec, do të bëhet përurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve

Sylë Vitia, udhëheqës i sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, komuna e Prishtinës, ka bërë një njoftim për opinionin publik ku ka shkruar: Në emër të Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së dhe të kryetarit Perparim Rama, ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e përurimit të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve, që do të mbahet më 10 nëntor 2024, në ora 11:00, në fshatin Marec të komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj ngjarjeje, do të zhvillohet një program kulturor për të nderuar ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Veteranët paralajmërojnë protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Më 15 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Kroaci do të mbahet një protestë …