Këshilli i Prindërve del kundër paralajmërimit për një pushim të parakohshëm një javor në shkolla

Më 13 janar fillon gjysmë vjetori i dytë në sistemin e arsimit para universitar për vitin shkollor 2019/2020

Më 13 janar, ditën e hënë, në të gjitha shkollat e vendit fillon gjysmë vjetori i dytë në sistemin e arsimit para universitar për vitin shkollor 2019/2020. Drejtori i Departamentit të Arsimit Para universitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, ka konfirmuar se Ministria në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar ky gjysmë vjetor, ashtu siç është e paraparë me udhëzimin administrativ dhe kalendarin e vitit shkollor. Ne si Ministri i kemi kryer të gjitha obligimet tona institucionale, duke menduar se për mësimdhënësit nuk ka pasur pushim, por vetëm për nxënësit dhe besoj që të gjitha shkollat janë përgatitur me planet e tyre, duke u bazuar në kalendarin e vitit shkollor”, tha Alushi. Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë pret që të përmbyllet aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e tyre në Qeverinë e Kosovës dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit, me kërkesën që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …