Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar. Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast shte dënuar 5 vjet burg. Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë. Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve. Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti konsiderohet i zhdukur. (RKL, TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)
Më 16 maj të vitit 1999 kanë rënë në altarin e atdheut dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Abaz Thaçi dhe Gani Salih Uka. Abaz Thaçi i njohur me nofkën “Komandant Bjeshka”, ka qenë ushtarak i shkolluar dhe me përvojë. Ai ka dhënë kontribut të madh në aspektin strategjik dhe taktik në fronin e Koshares. Eprori dhe komandanti Abaz Thaçi ishte dalluar për vetëmohim dhe trimëri deri në rënien heroike të tij, më 16 maj 1999 në Koshare. Po atë ditë ka rënë edhe dëshmori, Gani Salih Uka. (RKL, TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)