Ministria e Punëve të Brendshme i apelon qytetarët për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve

Më 17 dhjetor 2018 do të mbahet takimi i MPB-së me kryetarët e komunave të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme  do të mbajë takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës. Takimi do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet  për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi. Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme,  Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ambasadori i OSBE-së, z. Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera. Në këtë takim do të prezantohet raporti i përmbledhur më të gjeturat dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat. Takimi do të mbahet të hënën më 17 dhjetor në hotel “Emerald” dhe fillon në ora 10:00. Ky takim mbështetet nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …