Më 17 prill 1999, në fshatin Poklek të Drenicës forcat ushtarake e policore kanë vrarë mizorisht e barbarisht 54 shqiptarë

Më 17 prill 1999, në fshatin Poklek të Drenicës, forcat ushtarake e policore serbe,  kanë vrarë mizorisht e barbarisht 54 shqiptarë, në mesin e tyre edhe gra fëmijë, foshnje e pleq.  Atë ditë forcat serbe kishin ndërmarrë një aksion kriminal kundër disa fshatrave të Drenicës qendrore, veçmas  në fshatin Paklek i Vjetër. Fillimisht serbët kishin rrethuar fshatin dhe pastaj kishin vrarë mizorisht 54 shqiptarë, në mesin e tyre edhe gra fëmijë, foshnje e pleq. Ishte vrarë mizorisht edhe shkrimtari i njohur, Imer Elshani me tërë familjen e tij nga e cila kishte shpëtuar  vetëm një vajzë. Po atë ditë ishte martirizuar edhe familja Muçolli me shumë anëtarë. Më 17 prill 1999  në frontin e luftës në Koshare, ka rënë heroikisht  Ismet Mustafa, nga  fshati Çerkez i Kumanovës. Më 17 prill të vitit 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe kanë granatuar fshatrat  në lindje të Besianës, ish Podujevë,  Tërnavë, Bellopojë e Gërdoc, ku kishin mbetur nën rrethim rreth 250 mijë të zhvendosur. Më 17 prill të vitit  1999, në zona të ndryshme të luftimeve kanë rënë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Fetah Ali Kiqina, Halil Mehmet Bajraktari, Luan Islam Nimanaj, Sokol Rexhep Elshani, Halil Islam Thaçi e të tjerë. (RKL-TV-Dielli Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …