Më datë 22 prill 2022, duke filluar në orën 14:00, në Açarevë, Lagja Kodrali bëhet zbulimi i Pllakës Përkujtimore në nderim të Punëtorisë së UÇK-së, ku gjatë luftës janë prodhuar për herë të parë mina anti tank, granata dore artizanale e mjete tjera luftarake për nevoja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha të ideuara nga oficeri Bekim Berisha ABEJA. Lidhur me këtë luftëtari i lirisë Dibran Fylli ka shkruar: Ishte marsi i vitit 1998, kur Abeja me një grup çlirimtarësh mbërriti në zonën e luftës në Açarevë, ku në atë kohë ishte mungesë e shumë gjerave që i duheshin ushtarëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare. Abeja si gjithmonë i etshëm për lirinë e atdheut, ishte ideatori i shumë veprimeve luftarake, ideatori e promotori i Akademisë së parë Ushtarake të UÇK-së, por edhe i kësaj punëtorie që me përkushtim e punë të palodhur i shërbeu luftës së lavdishme çlirimtare. Ardhja e Bekim Berishës, në Drenicë dhe në anë tjera ku luftohej, solli freski e ide të reja për luftën e lavdisë.
Kontrolloni gjithashtu
Igor Filkov: Fletë-arrestet e INTERPOL-it, për ish-pjesëtarët e UÇK-së do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, deklaroi të se fletë-arrestet e INTERPOL-it, …