Më Shqipëri ka nisur sot vaksinimi masiv dhe i hapur kundër virusit korona për moshën mbi 18 vjeç

Është vendosur që më 25 prill 2021 në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vendosur me dekret që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të mbahen më datë 25 prill të vitit të ardhshëm. “Pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, dekretoj që zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021”, thuhet në dekretin e publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet dhe përbëhet nga 140 deputetë. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri janë mbajtur në vitin 2017, që i fitoi Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, si mandatin e dytë qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …