Shqipëria e bëri të veten, i doli hakut luftës së UÇK-së, po çka do të bëjë politika e vendit-pro dhe kundër UÇK-së

Më 27 nëntor në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e kuvende të dyja shteteve

Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në këtë mbledhje deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Në shënim të këtij përvjetori do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …